Shtyhet seanca ndaj Saimir Tahirit

Sot pritej vendimi...

Ditën e sotme pritej të jepej vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por seanca u shty për të premten.

Kështu të premten më datë 26 qershor ora 13:00, pritet të jepet vendimi përfundimtar për të, raporton Top Channel.

Ndërkohë vendimi për Tahirin ishte parashikuar që të jepej në 11 qershor, ku ai paraqiti dhe një mbrojtje voluminoze prej 138 faqesh.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.