Shuhet familja kosovare në Rrugën e Kombit, vdesin prindërit me vajzën e nipin, mbijeton 3-vjeçarja

Viktima kanë mbetur prindërit dhe vajza e tyre, ndërsa fëmija tjetër, një 3-vjeçare, është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Një aksident tragjik është regjistruar në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për katër viktima dhe një të plagosur.

Viktimat, shtetas të Kosovës, ndodhen në morgun e Spitalit të Rrëshenit, ndërsa mes të plagosurve është edhe një fëmijë, në gjendje kritike për jetën, njofton gazetari i Ora News.

Viktima kanë mbetur prindërit dhe vajza e tyre, ndërsa fëmija tjetër, një 3-vjeçare, është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rubikut, ndërsa janë përfshirë një automjet tip “Citroen” me targa të Kosovës, “01 351 MH” dhe një kamion.

Drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, me targa 04-406-HB, Isa Ishala, po nga Kosova, është shoqëruar  nga policia për t’u marrë në pyetje.

EMRAT E VIKTIMAVE:

Blerim Avdijaj

Anjeza Avdijaj 34 vjeçe
Medina Avdijaj 5 vjeçe
Klejdi Koçi (nip i familjes) 11 vjeç
Violeta Avdijaj
 3 vjeçe (e plagosur)

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.