Si veprojnë SHBA kundër blerjes së votës

Shtetet e Bashkuara zgjedhjet në Uganda i cilësuan si aspak të drejtë dhe të lira, ku qeveria akuzohet se ka ndërhyrë në procesin demokratik të votimeve, duke e minuar atë.

Në janar të këtij viti në Uganda u mbajtën zgjedhjet, ku Presidenti Yowmeri Mauseveni fitoi një mandat të gjashtë përballë këngëtarit dhe ligjvënësit të njohur të opozitës 39-vjeçarit Boni Wine.

Shtetet e Bashkuara zgjedhjet në Uganda i cilësuan si aspak të drejtë dhe të lira, ku qeveria akuzohet se ka ndërhyrë në procesin demokratik të votimeve, duke e minuar atë.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se ka veprimet e qeverisë përfaqësojnë një trajektore në të vazhdueshme në rënies së demokracisë së vendit dhe SHBA do të kufizojë vizat për këdo që ishte përgjegjës dhe bashkëpunëtor.

Nga ana tjetër, në Shqipëri, këtë të diel, 25 prill, është dita e zgjedhjeve parlamentare. Edhe në vendin tonë, periudha para dhe gjatë fushatës është shoqëruar me akuza për shit-blerje votash nga partitë, dhe shumë veprime të tjera që cenojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Pyetja është nëse SHBA, duhet të veprojë njësoj si me Ugandën, edhe me Shqipërinë, duke i hequr vizat dhe “vizën” personave të përfshirë në organizime për manipulime, vjedhje apo blerje votash, në mënyrë që të kemi një proces më të rregullt zgjedhor? Ose të paktën ta marrim si shembull, ndërkohë që dita e zgjedhjeve është shumë afër. /abcnews.al