Sierra Leone, zbulohet një lloj i ri i virusit Ebola

Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të ri të virusit Ebola tek lakuriqët në Sierra Leone

 Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të ri të virusit Ebola tek lakuriqët në Sierra Leone, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit të lajmeve “The Scientist”, Qeveria e Sierra Leone njoftoi se në hulumtimin e shkencëtarëve amerikanë në vend është zbuluar një lloj i ri i virusit Ebola të cilin e kanë quajtur “Bombali” për shkak të emrit të rajonit ku është zbuluar.

Në hulumtimin e përbashkët të universiteteve Colombia dhe California dhe organizatës kërkimore shkencore, EcoHealth Alliance, u theksua se ky lloji i ri i zbuluar, nuk dihet ende nëse transmetohet tek njerëzit.

Drejtuesi i lartë i EcoHealth Alliance, Peter Daszack, në deklaratën për STAT News, tha se kanë vendosur që të bëjnë publike zbulimet e ekipit për të filluar programe edukative në parandalimin e përhapjes së virusit.

Ekspertët nga ana tjetër këshilluan banorët e rajonit Bombali që të qëndrojnë larg lakuriqëve.