Sipas Bankës Botërore, pandemia do të varfërojë Shqipërinë edhe më shumë

Sipas raportit Shqipëria pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ekonomia rajonale do të bjerë në recesion në vitin 2020, si pasojë e frenimit të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Paralajmërimi vjen nga Banka Botërore ne një raport te posaçëm.

Cyril Muller, Zëvendëspresident i këtij organizmi për Evropën dhe Azinë Qendrore, thotë se duhet vepruar me shpejtësi për ti fuqizuar sistemet e shëndetësisë dhe të mbrojtjes sociale, për ta mbështetur sektorin privat dhe për ta ruajtur stabilitetin financiar .

Sipas raportit Shqipëria pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Covid ka goditur prodhimin, tregtinë, turizmin dhe shërbimet e tjerë jo të tregtueshme. Rindërtimi dhe rimëkëmbja e prodhimit të energjisë elektrike do të kompensojnë pjesërisht rënien në aktivitetet të tjera. Turizmi dhe transporti, të dy këta sektorë do të marrin goditje të fortë nga pandemia, pasi numri i furnizimit të punës do të bie ndjeshëm nga masat e marra nga qeveria për distancim social”.

Nëse pandemia arrin të kontrollohet në tremujorin e dytë, ekonomia pritet të ketë një kthesë pozitive në tremujorin e fundit të vitit. Ne raport thuhet gjithashtu se borxhi publik pritet të rritet mbi 70% të PBB në vitin 2020, si dhe deficiti do të rritet në 3,9 për qind të PBB. Shkak për ketë janë te ardhurat e pakta për shkak të pandemisë dhe mbështetja financiare e dhënë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Ekspertet nderkombëtare kane përllogaritur se varfëria pritet të rritet me 0.4 për qind. Nëse COVID-19 zgjat deri në tremujorin e dytë të 2020 ose kthehet në 2021, efektet negative mbi kërkesën pritet të jenë shumë më të mëdha dhe të vazhdojnë. Likuiditeti i konsiderueshëm në sektorin bankar vendas mund të lehtësojë rreziqet e menjëhershme të financimit, ku pjesën më të madhe e financimit të brendshëm e kapin investimet e sektorit privat. Kërkesa e dobët globale e reflektuar në çmime më të ulëta të mallrave dhe një rënie e vazhdueshme e çmimeve të naftës gjithashtu do të godasë industrinë nxjerrëse të vendit, me pasoja të rëndësishme fiskale dhe ekonomike.

Grupi i Bankës Botërore premton se është duke marrë masa për t’i ndihmuar vendet në zhvillim duke dhëne deri në 160 miliardë $ gjatë 15 muajve në vijim.

Një dite me pare edhe Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë recesionin më të thellë të përjetuar ndonjëherë. Në një video-konferencë në Gjenevë të Zvicrës, drejtori Roberto Azevedo, tha se bota duhet të synojë shfrytëzimin sa më shumë të mundshëm të të gjithë nxitësve ekonomike të zhvillimin e qëndrueshëm për zmbrapsjen e situatës”. Prej pandemisë përllogaritet qe tregtia botërore të bjerë në mënyrë dramatike gjatë vitit 2020, nga 13-32 për qind.