Sipas raportit, Shqipëria ka risk të lartë të krimit të organizuar

Forumi Ekonomik Botëror, ka publikuar raportin e fundit për sa i përket Konkurrencës Globale. Shqipëria ka një perceptim negativ për sa i përket situatës së krimit të organizuar.

Në këtë kategori Shqipëria renditet në vendin e 113, nga 141 vende të marra në shqyrtim, shkruan gazeta Shekulli. Në këtë renditje Shqipëria ka marrë rreth 46.4 pikë. Por niveli ideal i krimit të organizuar në një vend, duhet të jetë nga 0-7 për qind.

Por një problem në Shqipëri mbetet edhe besueshmëria te institucionet e policisë. Raporti thekson se, Shqipëria renditet në vendin e 69. Por me një perceptim tepër të ulët të besueshmërisë. Me rreth 56.1 pikë në totalë.

Sektori që vuan në Shqipëri është ai i drejtësisë. Në këtë klasifikim, Shqipëria renditet në vendin e 136. Duket se reformat e ndërmarra nga ana e qeverisë Rama, nuk kanë ndikuar për të rritur besueshmërinë e publikut për sistemin e drejtësisë. Në sektorin e sistemit të drejtësisë, Finlanda renditet e para.

Liria e medias është një tjetër sektor që lëngon në Shqipëri. Edhe pse kandidat për në Bashkimin Europian, si dhe pjesë e Këshillit të Europës, Shqipëria nuk ka arritur që të renditet më shumë se vendi i 66, nga 141 vende të marra në total.

Të drejtat e pronës, duket se janë çështjet më të nxehta në Shqipëri. Që nga viti 1991, kur Shqipëria miratoi ligjin e shumë debatuar, “7501”, e drejta e pronës nuk po njeh zbatim. Në këtë klasifikim, Shqipëria renditet në vendin e 129, nga 141 në total.

Largimi i trurit

Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë ndër vendet më të rankuara me largimin më të madh të trurit në botë, sipas Raportit Global të Konkurrencës të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Në shkallën 1 deri në 7 (1 = të gjithë njerëzit e talentuar që largohen nga vendi; 7 = të gjithë njerëzit e talentuar që qëndrojnë në vend), BiH shënoi 1.76, pasuar nga Kroacia (1.88), Maqedonia e Veriut (2.13) dhe Serbia (2.31). Sipas raportit, vendi më i prekur nga ikja e trurit është Haiti (1.70). Ndërsa Shqipëria me 1.60.