Siriani fiton zemrat në Turqi me punën vullnetare

Alaa Eddin Darwish, 23-vjeçar, kaloi kohën në burg si i burgosur politik në Siri, vend i përfshirë në luftë civile që nga viti 2011

Një sirian që migroi në Turqi me familjen e tij dy vjet më parë po fiton zemrat duke ndihmuar njerëzit në nevojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Alaa Eddin Darwish, 23-vjeçar, kaloi kohën në burg si i burgosur politik në Siri, vend i përfshirë në luftë civile që nga viti 2011.

Kur tërmeti i fuqishëm tronditi provincën turke të Izmirit muajin e kaluar, Darwish u bashkua me punëtorët e shpëtimit si vullnetar dhe ndihmoi në nxjerrjen e njerëzve nga mbeturinat.

Ai theksoi se kjo ishte mënyra e tij për të shpaguar njerëzit e Turqisë për dashurinë dhe kujdesin që ata i kishin dhënë atij në kohën e nevojës.

“Unë jetoj lirshëm dhe njerëzishëm në Turqi. Njerëzit janë shumë të mirë këtu”, tha ai.

Ai po ashtu shkoi për të ndihmuar njerëzit në Elazığ, provinca lindore e Turqisë, pasi një tërmet goditi rajonin në janar.

Darwish është duke studiuar gazetarinë në universitet dhe dëshiron ta ndjekë atë pjesë të karrierës.

“Kam punuar si gazetar i pavarur për agjencitë ndërkombëtare për t’ia treguar botës mizoritë e regjimit të Bashar al-Asadit”, tha ai.

Darwish po ashtu dëshiron të shërbejë në ushtrinë turke pasi të bëhet shtetas.

“Sapo të bëhem shtetas, do të ndryshoj emrin tim në Umut, që do të thotë ‘shpresë’ në turqisht”, tha ai.