Shoqëria “Albcontrol”, e drejtuar nga Mina Kusta, është përfshirë në një skandal me tenderat publikë.
Pa pasur garë, pa konkurencë “Albcontrol” ka firmosur një kontratë pas një tenderi formal me spitalin Amerikan me 24 dhjetor të vitit 2019, për kontrollin mjekësor. Ashtu siç ka raportuar më herët CNA.al, vlera e kontratës është 41 000 000 lekë pa TVSH dhe 100% të vleres i eshte dhene nje kompanie private.



