Skandaloze/ I arrestuari në Vlorë shfaq shenjat e Covidit, gjyqtarja indiferente vijon seancën me mbi 40 persona në sallë

Ditën e sotme në qytetin e Vlorës u mbajt seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë, për 41 të ndaluarit në lidhje me aksionin anti-kanabis të ndërmarrë nga prokuroria dhe policia në qytetin bregdetar.

Një prej të arrestuarve që është në sallë ka shfaqur simptomat e Covid-19. Nga pala mbrojtëse është kërkuar që personi në fjalë të mos jetë prezent. Ndërkohë gjyqtarja  nuk e ka marr parasysh kërkesën, ka vijuar seancën edhe pse në sallë janë mbi 40 persona të pandehur dhe policë.

Kujtojmë se ditën e hënë policia e Vlorës finalizoi operacionin kundër kultivimit të kanabisit në zonë, që solli prangosjen e 27 personave dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve. Gjithashtu Gjykata e Vlorës fillimisht bëri ekzekutimin e 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe të 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”.

Aksioni ishte i përqëndruar në zonën e Vlorës dhe Himarës, specifikisht në fshatrat Kuç dhe Nivicë.

Mes 27 të arrestuarve rezultonin dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit, me funksione të ndryshme, si shef komisariati, shef krimesh apo inspektor. Në prangapërfunduan : Arjan Tase, shef i komisariatit Himarë; David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme; Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë; Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë; Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë; I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim.