“S’kanë kompjuter, nga 4 doktoresha 3 pijnë kafe njëra punon”, qytetarët e Fierit në radhë për të marrë shërbimin (VIDEO)

Radhë të gjata qytetarësh në dyert e poliklinikës Fier, që në orët e para të mëngjesit qytetarët që vijnë edhe nga rrethinat shprehen se raqdhën e gjata dhe i ftohti po i  torturon dhe në dyert e privatit nuk kanë ekonomi të shkojnë.

Pjesa më e madhe e qytetarëve dynden drejt poliklinikës për planifikime dhe rekomandime tek mjeku specialist.

Qytetarët janë shprehur për për Faxneës se kanë shumë orë që presin të hyjnë në poliklinikë, por për momentin aty është duke punuar vetëm një doktoreshë pasi ndodhet vetëm një kompjuter.

“Unë kam nja 3 orë këtu, kam ardhur që në orën 06:30 këtu. Unë jam nga Fieri, por ka dhe nga rrethet e Gjirokastrës që kanë një javë vijnë këtu. Shikoni si është radha sot, kjo gjendje është e përditshme. Këta vonojnë këtu për të shkuar te privati më poshtë për të bërë ekon. Këtu e bën pa lekë atje paguan 25 milekë për një eko. Unë e kam për herë të parë që pres këtu, port ë afërmit e mi kanë ardhur një javë rresht.”, u shpreh qytetari.

“Situata ka dalë jashtë kontrollit, shikoni c’bëhet këtu. Kam lënë fëmijët në gjumë dhe kam ardhur këtu. Njerëzit nuk po respektojnë 1 metër e gjysmë largësi se i bie të ikin të dalin në rrugë. Vetëm një kompjuter punon, 4 doktoresha punon një kompjuter, 3 të tjerat ikin pijnë kafe njëra punon. Kjo është shëndetësia?! Kjo është shumë situatë shqetësuese se ikim tani me frikë në shtëpi, dezifektohemi e lahemi sa ikim në shtëpi. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme se mund të ketë dhe të prekur me Covid.”, u shpreh një qytetarë tjetër.

(R.G/Faxweb.al)