Sony zbulon datën e daljes në treg të PlayStation 5

Sony ka bërë të ditur se kur do të jetë gati që të nxjerrë në treg PlayStation 5.

Sony ka bërë të ditur se kur do të jetë gati që të nxjerrë në treg PlayStation 5.

Tsuyoshi Kodera, shefi i PlayStation, ka deklaruar se kompanisë do t’i duhen 3 vite që të bëjë kalimin nga PlayStation 4 në brezin e pestë të kësaj konsole të famshme./raporton Top Channel

PlayStation 4 doli në shitje në vitin 2013 dhe ka shitur më shumë se 79 milionë njësi.

“Ne do të përdorim tre vitet e ardhshme për të përgatitur hapin e ardhshëm, për të marrë vrull në mënyrë që të mund të kërcejmë më lart në të ardhmen”, tha Tsuyoshi “John” Kodera, i cili mori drejtimin e PlayStation në tetorin e vitit të kaluar.