12.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Manchester City – PSG, luhet sot sfida e të pasurve

Teksa kërkojnë të hakmerren për humbjen e tyre në shtator në Parc des Princes, ekipi i Pep Guardiolës do kërkojë të ruajë vendin e pare në Grupin A.

Sot do të luhen ndeshjet e radhës të fazës së grupeve, në Ligën e Kampioneve, ku bie në sy përballja mes skuadrës angleze Manchester City dhe gjigandit francez Paris Saint-Germain, me të dy skuadrat që ende nuk e kanë siguruar biletën drejt fazes tjetër.

Teksa kërkojnë të hakmerren për humbjen e tyre në shtator në Parc des Princes, ekipi i Pep Guardiolës do kërkojë të ruajë vendin e pare në Grupin A.

“Ata kanë lojtarë të paparashikueshëm, dhe për këtë nuk kemi asnjë formulë të shkruar. Kur Messi mer topin, as vetë ai nuk e di saktësisht se çfarë do të bëjë. Nuk mund ti them lojtarëve se cfare do të beje Mesi, por e njëjta gjë vlen dhe për Nejmar, Mbappe dhe Di Maria. Ata kanë një ekip sulmues dhe ne do përpiqemi ti ndalojmë”, u shpreh Pep Guardiola, trajner i Manchester City.

Krahas kësaj sfide, mbrëmjen e sotme do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes Atletico Madridit dhe AC Milan, me kuqezinjtë që do të synojnë  fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve për të mbajtur gjallë shpresat për kualifkim.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme