Këtë të diel të gjitha bizneset, përfshirë këtu edhe farmacitë dhe ushqimoret, do të jenë të mbyllura.
Të moshuarit janë të lirë të dalin deri në orën 10:00, për t’ua lënë më pas “radhën” prindërve me fëmijë deri në 14 vjeç.
Ato do të lejohet të dalin në fashën e orarit 11:00 deri në 17:30.
Pjesa tjetër do të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi, po ashtu sot do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, përjashtuar ata që punojnë me autorizimet përkatëse.


