Sot mbërrin në Turqi! Dy ditë takime dhe ‘punë’ me Erdoganin, kë ka zgjedhur Rama të marrë me vete, i beson vetëm…

Kryeministri Edi Rama sot shkon në Turqi për një vizitë dy ditë. Numri një i qeverisë ka zgjedhur që gjatë kësaj vizite të shoqërohet nga ministri i sapoemëruar i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke shënuar kështu vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit me detyrën e tij të re.

Kryeministri Edi Rama do të mbërrijë sot në Turqi për të zhvilluar 2 ditë takime me presidentin turk Recep Tajip Erdogan. Por detaje të reja janë zbardhur nga axhenda e vizitës zyrtare të kryeministrit Rama në Turqi.

Mësohet se kreu i qeverisë shqiptare, Rama ka zgjedhur që gjatë kësaj vizite të shoqërohet nga ministri i sapoemëruar i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke shënuar kështu vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit me detyrën e tij të re.

Rama do të zhvillojë  sot dhe nesër vizitën zyrtare me ftesë të presidentit Erdogan, ku pritet që të rishikohen të gjitha marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit. Bëhet e ditur se gjatë takimeve, do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe lidhjet dypalëshe.

Ky është takimi i dytë që brenda pak kohësh, numri një i maxhorancës bën me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, por kësaj herë ndryshe nga ajo e fundit është zyrtare.