Sot zhvillohet samiti i NATO-s për luftën në Ukrainë

Sot do të zhvillohet një samit i jashtëzakonshëm i NATO-s për të diskutuar mbi një përgjigje ndaj ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Ditën e djeshme kancelari Olaf Scholz tha në një konferencë shtypi në Berlin se sulmi i Rusisë është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe Gjermania do të koordinojë reagimin e saj me partnerët evropianë dhe aleatët e NATO-s.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot mbajtjen e një konferencë të jashtëzakonshme pas Samitit të NATO-s që pritet të mbahet në orët në vijim.

Kreu i qeverisë teksa ka publikuar një foto nga një protestë, ku shihet një protestues që kërkon falje se është rus, Rama theksoi se konferenca do të mbahet në mbrëmje.