Soylu: Në Afrin kapëm terroristë që u përpoqën të infiltrohen në malet Amanos

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se forcat turke të sigurisë kanë kapur terroristë të armatosur në Afrin, në veri të Sirisë, të cilët u përpoqën të depërtonin në malet Amanos, raporton Anadolu Agency (AA). Soylu priti sot në ndërtesën e ministrisë përfaqësues të xhandarmërisë turke me rastin e 183-vjetorit të krijimit të këtij…

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se forcat turke të sigurisë kanë kapur terroristë të armatosur në Afrin, në veri të Sirisë, të cilët u përpoqën të depërtonin në malet Amanos, raporton Anadolu Agency (AA).

Soylu priti sot në ndërtesën e ministrisë përfaqësues të xhandarmërisë turke me rastin e 183-vjetorit të krijimit të këtij institucioni të sigurisë.

“Me këtë rast, dua t’ju përcjell informacione të reja. Forcat tona të sigurisë kanë kapur terroristë të armatosur në Afrin, të cilët janë përpjekur të depërtojnë në zonën e maleve Amanos”, tha Soylu.

Ai pyeti nëse terroristët do të ndaloheshin nëse nuk do të kishte polici dhe xhandarmëri turke në Afrin dhe shtoi:

“Ky është mesazhi ynë për ata që shikimi i tyre është aq i shkurt sa nuk mund të shohin as hundën e tyre, kurse ajo është e qartë dhe e padyshimtë. Ju lutemi përqendrohuni në interesat e këtij vendi dhe kombi dhe fokusohuni në interesat e njerëzimit”.