Soylu: Nëpërmjet qytetit Edirne nga Turqia janë larguar 76.358 emigrantë

"Që nga ora 09:55 nëpërmjet qytetit Edirne nga vendi ynë janë larguar 76.358 emigrantë", deklaroi ministri i Brendshëm, Soylu

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se që nga ora 09:55 sipas kohës lokale, nëpërmjet qytetit Edirne ka arritur në 76.358 numri i emigrantëve që janë larguar nga Turqia, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Që nga ora 09:55 nëpërmjet qytetit Edirne nga vendi ynë janë larguar 76.358 emigrantë”, deklaroi Soylu nga llogaria në Twitter duke dhënë informacion lidhur me numrin e emigrantëve të larguar nga Turqia.

Rritet lëvizshmëria e emigrantëve të parregullt në Edirne

Mijëra emigrantë të parregullt që duan të shkojnë në Evropë po mblidhen në qytetin Edirne të Turqisë.

Vazhdon duke u rritur lëvizshmëria e emigrantëve të parregullt e cila filloi në qytet një natë më parë. Emigrantët e parregullt të ardhur në Edirne nga qytete të ndryshme të vendit kryesisht nga Stambolli, u mblodhën para pikës kufitare Pazarkule.

Duke kaluar natën këtu, emigrantët ndezën zjarre duke u ngrohur përreth tyre. Më pas emigantët e parregullt, përfshirë gra dhe fëmijë në orët e para të mëngjesit i janë drejtuar vijës kufitare.

Ndërkohë janë në rritje tensionet mes focave greke të sigurisë dhe emigrantëve të parregullt që presin në zonën e ndërmjetme. Ushtarët grekë herë pas herë hedhin gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese për të bërë që emigrantët e parregullt të tërhiqen.

Krahas fluksit të njerëzve në kufi vazhdojnë të rriten edhe tensionet mes forcave greke të sigurisë dhe emigrantëve.

Në anën tjetër bëhet e ditur se disa nga emigrantët e parregullt mbrëmë nga pika të ndryshme nëpërmjet lumit Maritsa kanë kaluar në Greqi.