Soylu: Nuk duhet lejuar të shpifet politika dhe demokracia turke

"Nuk do të lejojmë që askush të cenojë ose njollos zgjedhjet, të prishë klimën e zgjedhjeve sipas dëshirës së dikujt, të shpifet politike dhe demokracia turke", tha Soylu

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, në lidhje me zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 31 mars të këtij viti tha se nuk duhet lejuar që të shpifet politika dhe demokracia e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit të tij në qytetin perëndimor të Turqisë, Izmir, në mbledhjen zgjedhore për siguri rajonale.

Soylu rikujtoi se në mbledhjet e kaluara rreth zgjedhjeve lokale ka takuar udhëheqësit e rajoneve tjera të Turqisë. Ai tregoi se mbledhje të ngjashme janë bërë edhe para referendumit të 16 prillit 2017 dhe zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit 2018.

Ministri i Brendshëm tha se gjatë këtyre mbledhjeve janë vëzhguar përgatitjet rreth zgjedhjeve dhe shprehu shpresën që këto zgjedhje të sjellin mirësi, të përforcojnë qëndrueshmërinë e vendit të tij dhe të sjellin paqe dhe qetësi në rajon.

“Çfarëdo që të ndodhë, mesazhi i zgjedhjes formohet sipas rezultatit të zgjedhjeve, sipas vullnetit të popullit”, tha Soylu duke treguar se çdo zgjedhje ka mesazhin e saj. Ai deklaroi se disa zgjedhje japin mesazhin e ndryshimit.

– “Nuk do të lejojmë të shpifet politike turke dhe demokracia turke”

Ai tha se detyra e tyre si Ministri e Brendshme nuk është në lidhje me mesazhin e zgjedhjes.

Soylu duke folur për fushën e tyre të veprimtarisë tha se: “Sepse ajo pjesë është në lidhje me vullnetin e popullit dhe mesazhi është i popullit. Fusha jonë e veprimtarisë është në lidhje me klimën e zgjedhjes. Mundësia për të zhvilluar lirinë e shprehjes dhe fushatës zgjedhore të kandidatëve dhe partive, mosndodhja e ndonjë problemi të sigurisë gjatë fushatës, mosngecja në procesin e votimit”.

Ministri i Brendshëm turk tha se në vitet e fundit nëpërmjet sigurisë zgjedhore janë bërë përpjekje të vazhdueshme për presion dhe kaos për të prishur klimën e zgjedhjeve.

“Nuk do të lejojmë që askush të cenojë ose njollos zgjedhjet, të prishë klimën e zgjedhjeve sipas dëshirës së dikujt, të shpifet politika dhe demokracia turke”, shtoi Soylu.

– “Zgjedhjet nuk zhvillohen në mjedis dixhital”

Ai mes tjerash në fjalimin e tij theksoi se në vitet e fundit pasiqë sistemet kompjuterike janë përfshirë në proces, është duke u bërë përpjekje për një shpifje.

“Zgjedhjet në Turqi nuk zhvillohen në mjedis dixhital, as votimi e as numrimi i votave nuk është dixhital. Për këtë arsye pretendimet rreth asaj se disa ndikojnë mbi rezultatin gjatë numërimit të votave me ndonjë softuer kompjuterik ose me disa klikime janë të pabaza”, tha ministri Soylu.

Zgjedhjet lokal në Turqi do të mbahen më 31 mars 2019.