Spahia denoncon skandalin: Punonjësi i policisë vdiq por kolegëve të tij…

Ish-deputeti i Pd-së në qarkun Shkodër, Bardh Spahia, me anën e një postimi në facebook, ka bërë një dènoncim të cilin ai e quan skandaloz. Sipas ish-deputetit në qytetin e Shkodrës ka mungesë tamponësh edhe për uniformat blu.

Spahia shprehet se ditën e sotme një punonjës i pòlicisë Shkodër ka humbur jetën nga Covidi, por ISHP nuk ka kryer asnjë tampon për kolegët e të ndjerit.

Postimi i plotë: MUNGESE TAMPONESH EDHE PER UNIFORMAT BLU NE SHKODER. QYTETARET NE MESHIRE TE FATIT!

Dènoncimi paraqet situaten skandaloze qe e kemi dènoncuar edhe me pare ne Shkoder, tamponet me racion ose mungesen e tyre. Nje punonjes i qarkullimit rrugor humbi jeten dhe kolegeve te tij nuk u behet testi! Ngushellime familjes dhe sherim te shpejte punonjesve te tjere te rendit. As per kategorite e linjes se pare nuk pyetet si personel shendetesor e uniformat blu?

Zoti kryeminister e zonja ministre e shendetesise, si mund te qendroni akoma ne detyre e kaq indiferente? A e shikoni se deshtimi juaj po kushton jete, ndersa dukshem nuk ka as pergatitje e as masa per te shmangur kete kolaps!

Zoti minister i rendit! Jane punonjesit tuaj keta qe po vdèsin e jane lene ne meshire te fatit ne Shkoder!! Si mund te heshtni keshtu? Cfare soji jeni qe keni kurajon qe heshtni me nje situate te tille?