Mbyllet në barazim 3-3 supersfida e Kupës së Botës mes Portugalisë dhe Spanjës, në një ndeshje ku të dyja skuadra kryesuan, por që pati si protagonist kryesor Cristiano Ronaldo, autor i tre golave. Sulmuesi i Real Madrid vazhdon të shkruajë historinë…
Fernando Hierro debutoi në stolin e spanjollëve, që konfirmohen si favoritë për suksesin përfundimtar në Rusi, pavarësisisht se 48 orë para kësaj sfide u largua trajneri Julien Lopetegui, sepse kishte firmosur paraprakisht me Real Madrid.
Sfida në Sochi në stadiumin impozant Fisht Stadium ku dëgjohej zëri i Era Istrefit para ndeshjes, filloi me atmosferë impozante.
Spanja filloi të krijonte raste të shumta dhe arriti të gjejë golin e barazimit 20 minuta më vonë.
Diego Costa pas një kundërsulmi pranoi topin në zonë për të mashtruar disa lojtarë, e për të lansuar goditjen që la pa opsione portierin portugez për 1-1.
Në fund të pjesës së parë Ronaldo sërish realizoi, teksa Spanja po kërkonte fuqishëm epërsinë.
Një goditje e ulët e fuqishme befasoi De Gean i cili gaboi dhe la për herë të dytë skuadrën e tij në disavantazh. 2-1 për Portugalinë, e goli i dytë i mbrëmjes për Ronaldon.
Diego Costa pas një topi të Busquetsit shënoi nga afërsia për 2-2 (55′) dhe vetëm tri minuta më vonë me një volej fantastik Nacho la të shtangur portierin portugez për 3-2.
Spanja riktheu epërsinë në mënyrë të stuhishme, kurse sulmet e dy skudrave vazhduan deri në fund të takimit, kur edhe Portugalia gjeti barazimin.
Pas ndeshjeve të para Irani ka kryesimin në Grupin B me tri pikë, kurse Spanja dhe Portugalia pasojnë me nga një pikë. Maroku s’ka pikë.

Ronaldo pas vetëm katër minutash lojë kaloi Portugalinë në epërsi pas një penaltie të realizuar mjeshtrisht.
Portugalia mendoi se ishte afër fitores dhe hyri me mungesë përqëndrimi në pjesën e dytë. Kjo u shfrytëzua nga Stuhia e Kuqe.

