Stamboll, arrestohen 8 terroristë të dyshuar të DEASH-it

Njësitë anti-terroriste bastisën njëkohësisht 15 adresa në 10 rrethe dhe arrestuan terroristët që dyshohen për lidhje me zonën e konfliktit

Të paktën 8 të dyshuar u arrestuan në metropolin e Turqisë, Stamboll për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH dhe zonat e konfliktit, bëri të ditur sot një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njësitë provinciale të antiterrorit bastisën njëkohësisht 15 adresa në 10 rrethe të Stambollit duke arrestuar të dyshuarit, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për media.

Të dyshuarit po mbahen për hetime të mëtejshme.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in një grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.