Stamboll, festohet Dita e Flamurit

Në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Kulturës Shqiptare”, në Stamboll u mbajt manifestimi kulturor për Ditën e Flamurit.

Në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Kulturës Shqiptare”, në Stamboll u mbajt manifestimi kulturor për Ditën e Flamurit.

Ky manifestim u organizua në bashkëpunim me Lidhjen e Rinisë Shqiptare dhe aty morën pjesë më shumë se 400 pjesëmarrës, përfshirë figura të rëndësishme të udhëheqjes së Stambollit.

Me këtë rast grupe të ndryshme kulturore janë paraqitur me muzike e valle popullore e folklorike shqipe, raporton Top Channel.

Grupet performuese që pasuruan këtë aktivitet ishin “Karshiakat” me muzikë folklorike, grupi “Besa” me muzikë popullore, Imran Salkim me muzikë popullore dhe grupi “Albana” me këngë e valle.

Në fund të pjesës artistike-kulturore, u shfaq një reportazh rreth organizimit të ndihmave për Shqipërinë me rastin e tërmetit, nga Lidhja e Rinisë Shqiptare.