Stamboll, koncert bamirësie për fëmijët të prekur nga tërmeti në Shqipëri

Të ardhurat do të dhurohen për fëmijët që janë prekur nga tërmeti në Shqipëri

Në Kishin Shën Stefan në Stamboll është organizuar një koncert i quajtur “Muzikë dhome”, të ardhurat e të cilit do të dhurohen për fëmijët që janë prekur nga tërmeti në Shqipëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e Fëmijëve Kreativë njoftoi se aktiviteti është organizuar në bashkëpunim të Kryekonsullatës Bullgare në Stamboll dhe Vakëfit të Kishës Ortodokse të Ekzarkatit Bullgar.

Koncerti i cili fillimisht ka qenë i paraparë të organizohet në Shqipëri, por është anuluar për shkak të tërmetit, me kërkesë të virtuozit të violinës Cihat Aşkın është organizuar një koncert bamirësie për fëmijët e prekur nga tërmeti.

Në koncert kanë performuar në violinë Dilara Yıldırım dhe Fikret Diril, ndërsa në violonçelë Beliz Güney.

Pjesëmarrës të këtij koncerti kanë qenë Mbretëresha e Nigerisë, Zaynab Otiti Obanor, kryekonsulli bullgar në Stamboll, Angel Angelov, Sekretari i Parë në Kryekonsullatën bullgare në Stamboll, Nikolay Dimitrov, kryetari i Bordit të Kishave Ortodokse Bullgare, Kiryako Liaze, kryetarja e Komitetit Ekzekutiv të Shoqatës së Fëmijëve Kreativë, Demet Sabancı Çetindoğan, kryetarja e Bordit të Shoqatës së Fëmijëve Kreativë, Didem Çapa dhe Ebru Sanver.

Kujtojmë se tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, përveçse shkaktoi 51 persona të vdekur dhe qindra të plagosur, shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar dhe dëmtuar pallate, shtëpi, monumente kulturore, shkolla e objekte të institucioneve. Vendi u godit në ditët e fundit edhe nga disa tërmete të tjera.