Startojnë zgjedhjet e reja në PS, Rama në takimin e Këshillit koordinues të qarkut Tiranë: Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces…

Startojnë zgjedhjet e reja në strukturat e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ka folur sot në takimin e Këshillit koordinues të qarkut Tiranë

“Arsyeja themelore sidoqoftë për ta zhvilluar këtë proces nuk është thjesht e natyrës organizative, por është në radhë të parë e natyrës politike. E kemi bërë këtë diskutim shpesh me njeri-tjetrin dhe mbase unë do bie në përsëritje, por për mua është një shqetësim i cili duhet adresuar nga gjithë lidershipi i partisë në të gjithë territorin sepse nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të papolitizuar ashtu siç duhet. Persona, puna e të cilëve edhe për shkak të qenit tonë në qeveri qoftë në qendër, qoftë në nivelin vendor fokusohesh në çështje të natyrës administrative dhe vendin kryesor e zë trajtimi i ankesave të njërit apo tjetrit, jam në punë, nuk jam në punë, kjo është pasojë e një periudhe shumë të gjatë kohe që ne e kemi trashëguar, por e cila duhet adresuar sepse PS nuk është absolutisht në mundësinë që ta lërë këtë inerci të vazhdojë edhe pse për hir të së vërtetës në një pjesë të madhe kemi arritur ta …qëndrueshmërinë ë administratës duke e larguar partinë nga influenca në vendimmarrje. Ka vazhduar dhe për shkak të aleatit tonë. Sidoqoftë ne e kemi larguar nga influenca gjithë trupën e mësuesve, trupën e infermierëve sepse për trupën e mjekëve gjithsesi nuk ka qenë një sfidë e njëjtë si me rastet e tjera.
Jemi në një situatë qëndrueshmërie ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë dhe për të vazhduar të njëjtin avaz e bën dhe më të pakuptimtë dhe më të kotë dhe më dëmtues rolin e atyre kryetarëve të partisë që u ka mbetur po atje”.