‘S’të vjen zor që zihesh me gra’, sherri për parkimin i mori jetën 56-vjeçarit

Vdekja e 56-vjeçarit Nikolin Staka në Tiranë ka ardhur pas një sherri për parkimin, në të cilin ai as nuk ishte i përfshirë.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes, Alban Meneri ka qenë duke u zënë me një grua për parkimin dhe viktima ka ndërhyrë nga ballkoni duke i thënë: ‘nuk të vjen turp që zihesh me gra’.

Meneri mësohet t’i ketë kërkuar 56-vjeçarit të zbresë poshtë të që sqarohen.

Në ato moment janë zënë me grushte ku autori e ka goditur viktimën në kokë dhe fyt duke i shkaktuar hemorragji.

Viktima ka shkuar në spital dhe ka humbur jetën dje, një ditë pas ngjarjes.