“Stërvitja Turqi-Azerbajxhan i tregoi të gjithë botës unitetin mes dy vendeve”

Politikanët e Azerbajxhanit janë në të njëjtin mendim se stërvitja e kryer me pjesëmarrjen e forcave ajrore dhe tokësore mes dy vendeve është bazë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ushtarake Turqi-Azerbajxhan...

Stërvitja e përbashkët ushtarake që zhvillohet në shkallë të gjerë në Azerbajxhan me Turqinë është komentuar se ajo “nga pikëpamja për t’i treguar të gjithë botës vëllazërinë mes dy vendeve mbart vlerë ushtarake, shpirtërore dhe politike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Politikanët e Azerbajxhanit në një deklaratë për gazetarin e AA-së janë në të njëjtin mendim se stërvitja e kryer me pjesëmarrjen e forcave ajrore dhe tokësore të të dy vendeve është bazë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ushtarake mes dy vendeve.

Zv/kryetari i parlamentit kombëtar të Azerbajxhanit, Adil Aliyev, tha se stërvitja e dy vendeve vëlla ka ngjallur interes dhe ndiqet nga afër.

Kryeja e stërvitjes menjëherë pas sulmeve që Armenia kreu më 12 korrik është një tregues i qartë i mbështetjes ushtarake ndaj Azerbajxhanit nga ushtria turke që është një prej ushtrive më të fuqishme të NATO-s deklaroi Aliyev, i cili tha se “Armenia është e shqetësuar që Azerbajxhani dhe Turqia po zhvillojnë stërvitje të përbashkët. Veprimi i koordinuar dhe ndarja e përvojës i shton forcë forcës së ushtrive të të dy vendeve”.

Ndër të tjera Aliyev ka nënvizuar se reagimi i Turqisë dhe mbrojtja në nivelin më të lartë ndaj qëndrimit të drejtë të Azerbajxhanit pas provokimeve të Armenisë përmban një shembull të qartë se dy vendet janë “një komb, dy shtete”.

– “Nuk ka rrugë tjetër përveçse Turqia dhe Azerbajxhani të veprojnë bashkë”

Ndërsa kreu i Partisë së Solidaritetit Qytetar (Vatandaş Hemreyliyi Parti) dhe deputeti Sabir Rüstemhanlı, tha se stërvitja e ushtrisë së Turqisë në Azerbajxhan është krahasuar me ardhjen e Ushtrisë Islame të Kaukazit në Azerbajxhan në vitin 1918 dhe se kjo është pritur me gëzim.

Stërvitja është vlerësuar nga bota si përgjigje e Turqisë ndaj sulmeve të Armenisë në Tovuz, tha Rüstemhanlı, i cili u shpreh se “Armenia nuk kërcënon vetëm Azerbajxhanin, por kërcënon edhe Turqinë. Armenët zhvillojnë propagandë në të gjithë botën kundër Turqisë. Ata nuk njohin integritetin territorial të Turqisë dhe kanë pretendime për territore. Pretendojnë që territoret lindore të Turqisë i përkasin atyre. Kur kemi parasysh të gjitha këto, nuk ka rrugë tjetër përveçse Turqia dhe Azerbajxhani të veprojnë bashkë”.

“Stërvitja ushtarake e Turqisë dhe Azerbajxhanit mbart vlerë shpirtërore edhe nga pikëpamja ushtarake dhe nga pikëpamja për të treguar vëllazërinë tonë. Kjo është një mesazh për botën”, shtoi më tej Rüstemhanlı.

– “Duhet të formojmë forcë të përbashkët mbrojtëse”

Ndërkohë kreu i përgjithshëm i Partisë Lëvizja e Ringjalljes Kombëtare të Azerbajxhanit, Ferec Guliyev, deklaroi se mes Azerbajxhanit dhe Turqisë duhet të formohet një integrim i thellë dhe se shtetet e tjera turke duhet të përfshihen në këtë proces.

Është e domosdoshme që dy vendet të formojnë një unitet që bazohet në traditat islame dhe turke tha Guliyev duke shtuar më tej se “Duhet të formojmë forcë të përbashkët mbrojtëse. Tashmë duhet të formojmë një ushtri të përbashkët. Ky hap duhet të hidhet. Nëse Turqia ka shpallur se mund të mund të vendosë nën urdhërin e Azerbajxhanit të gjitha burimet e saj, dronët e armatosur SIHA, dronët e pa armatosur IHA dhe të gjithë industrinë e saj të mbrojtjes, gjithashtu edhe ne duhet të vendosim nën urdhërat e Turqisë të gjitha burimet tona. Stërvitja e përbashkët përbën një themel për të gjitha këto”.

“Edhe populli turk edhe populli i Azerbajxhanit i ka mirëpritur stërvitjet. Duke marrë në konsideratë edhe këtë vullnet atëherë ka ardhur koha të mendohet mbi ushtrinë e përbashkët dhe mbi konfederatën. Konfederata nuk është humbja e pavarësisë, por aftësia për të qenë së bashku. Në stemën e Armenisë paraqitet mali Ararat që ndodhet në territoret e Turqisë. Ata kanë pretendime nga territoret e Turqisë. Ata ne na shikojnë një objektiv të vetëm. Edhe ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër tyre”, tha ai.

– “Stërvitja i tregoi të gjithë botës unitetin e Turqisë dhe Azerbajxhanit”

Tural Abbaslı, kreu i përgjithshëm i Partisë AK të Azerbajxhanit, tha se stërvitja pas mbështetjes së plotë dhe të hapur nga drejtuesit turq kryesisht presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan pas sulmeve të Armenisë i provoi Armenisë dhe mbështetësve të saj se Azerbajxhani nuk është vetëm.

“Stërvitja e përbashkët, i tregoi jo vetëm Armenisë por të gjithë botës unitetin e Turqisë dhe Azerbajxhanit. Shpresoj që ky bashkëpunim dhe partneritet do të zgjerohet më tej dhe se marrëdhëniet ushtarake, politike dhe ekonomike mes dy vendeve do të kalojnë në një fazë të re. Një Turqi e fuqishme do të thotë një Azerbajxhan i fuqishëm dhe një Azerbajxhan i fuqishëm do të thotë një Turqi e fuqishme. Politikat e vendeve tona duhet të bazohen mbi këto parime”, tha Abbaslı i cili ka vënë në dukje se lidhjet vëllazërore që burojnë nga historia mes Azerbajxhanit dhe Turqisë i bën këto dy vende aleatë strategjikë natyralë."Stërvitja Turqi-Azerbajxhan i tregoi të gjithë botës unitetin mes dy vendeve"