Studentët e universiteteve publike vijojnë të refuzojnë ftesat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për 8 kërkesat e tyre.
Por, krahas pikave të renditura prej ditësh, të rinjtë kërkojnë që të hiqen procedimet penale për 25 personat që po hetohen për tubim të jashtëligjshëm,raporton Top Channel.



