Studimi tregon sa kohë qëndron koronavirusi i ri nëpër sipërfaqe

Studimi i fundit amerikan mbi koroanvirusin e ri thotë se patogjeni qëndron i gatshëm për të infektuar në shtëllungat e ajrit për rreth 3 orë, në sipërfaqe bakri për 4 orë dhe në sipërfaqe kartoni për rreth 24 orë.

Ndërsa në sipërfaqe plastike dhe çeliku inoks deri në 2-3 ditë.

Në studimin amerikan të publikuar në revistën New England Journal of Medicine, jepen informacionet më të fundit për stabilitetin e virusit vrasës në ajër dhe sipërfaqe të sheshta dhe sugjerohet se njerëzit mund të infektohen prej prekjes së objekteve të kontaminuara.

Shkencëtarët krahasuan efektet e SARS-CoV-2 and SARS-CoV-1, ë cilët shkaktuan sëmundjen SARS e cila u çrrënjos ma masa ekstreme izolimi, ndërsa dhe epidemia aktuale është e lidhur me të dhe trajtohet me masa të ngjashme.

Studimi thotë se dy viruset sillen në mënyrë të ngjashme, edhe pse nuk shpjegon se përse COVID-19 ka një përhapje kaq shumë më të gjerë, shkruan tch.

Zbulimet konfirmojnë udhëzimet e ekspertëve të shëndetësisë për masat parandaluese të ngjashme me ato të gripit, duke evituar kontaktet me njerëz, duke evituar prekjen e syve, hundës e gojës; ato rekomandojnë gjithashtu mbulimin e kollës apo teshtimës më garzë si dhe pastrimin e dezinfektimin e objekteve dhe sipërfaqeve të prekura shpesh.