Studimi zbulon sa kohë mund të qëndrojë koronavirusi brenda shtëpisë

Testimet treguan se kur virusi përhapet nga dikush që kollitet ose tështin, ai mbetet në ajër i gatshëm për të infektuar akoma njerëz edhe për të paktën 3 orë.

Koronavirusi është thyer në një problem global duke prekur shumë vende të botës.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, NIAID, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, u përpoqën që të imitojnë virusin që lëshon një person i infektuar përmes kollës ose prekjes së objekteve mbi sipërfaqet e përditshme, në një mjedis shtëpiak ose spitalor.

Ata përdorën një pajisje që imitonte shpërndarjen e piklave mikroskopike të krijuara nga kolla ose tështima.

Shkencëtarët më pas hulumtuan se sa kohë qëndron virusi në këto sipërfaqe. Studimit u publikua në internet nga “New England Journal of Medicine”, transmeton Metro.

Testimet treguan se kur virusi përhapet nga dikush që kollitet ose tështin, ai mbetet në ajër i gatshëm për të infektuar akoma njerëz edhe për të paktën 3 orë.

Mbi plastikë dhe në çelik inoks, virusi mund të qëndrojë edhe për tre ditë.

Në karton, virusi nuk rezistoi më shumë se 24 orë. Në bakër u deshën katër orë që virusi të bëhej jo aktiv.