Studiuesi kanadez krijon sistemin e paralajmërimit të hershëm të virusit

Softueri mbledh me qindra mijëra raporte lajmesh në 65 gjuhë çdo ditë, duke kërkuar të zbulojë informacione për vendet me problemet e sëmundjes

Një mjek kanadez ka krijuar një metodë të shpejtë për të parashikuar sulmin e mundshëm të pandemive të ardhshme duke përdorur të dhëna dhe softuerin artificial të quajtur BlueDot, shkruan Anadolu Agency (AA).

Duke përdorur sistemin, Dr. Kamran Khan, një studiues i Universitetit të Torontos dhe anëtar i Repartit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin Shën Michael, dhe ekipi i tij nga 50 studiues u alarmuan për shpërthimin e koronavirusit në Wuhan të Kinës në prag të Vitit të Ri.

Algoritmi i programit kompjuterik mbledh një postim në blog që tregonte për një shpërthim të pneumonisë të 20 personave në Wuhan. U deshën vetëm disa sekonda që programi të analizojë oraret e linjave ajrore dhe të zgjedhë 20 vendet që ishin në rrugën e virusit dhe siç parashikohej, 12 nga këto vende ishin të parat që raportuan praninë dhe shpërthimin e COVID-19.

Virusi që u shfaq në Bangkok ngrit alarmin

Kur virusi u zbulua në Bangkok të Tajlandës më 13 janar, Khan tha se ai nxiti kambanat e alarmit.

“Nëse shihni një rast që shfaqet jashtë Wuhanit në një vend tjetër, kjo na thotë se shpërthimi është shumë më i madh se disa dhjetëra raste”, tha ai për “Canadian Press”, duke shtuar :”Ky ishte momenti kur ishim mjaft të shqetësuar”.

Softueri mbledh me qindra mijëra raporte lajmesh në 65 gjuhë çdo ditë, duke kërkuar të zbulojë informacione për vendet me problemet e sëmundjes. Shpejtësia e BlueDot është thelbësore pasi bota ka qenë e ngadaltë në reagimet ndaj pandemive të mundshme.

“Ne jemi në një territor të paeksploruar, pasi virusi mikroskopik tani po shkatërron tërë planetin tonë”, tha Khan për Anadolu Agency përmes një e-maili të hënën.

“Pandemia e COVID-19 ka zbuluar nevojën për të zbatuar sisteme që menaxhojnë në mënyrë proaktive rreziqet e sëmundjes infektive të cilat, në botën tonë qe ndryshon me shpejtësi, po rriten për nga frekuenca, shkalla dhe ndikimi i tyre”.

Kanadaja, si dhe studiuesit mjekësorë në vendet e tjera, është duke garuar të zhvillojë një vaksinë për koronavirusin.

Miratimi për testet klinike në Kanada

“Health Canada” ka aprovuar një testim klinik të një vaksine të mundshme. Por deri sa të ndodhin mrekullitë, zakonisht është një proces i gjatë për të arritur rezultatin përfundimtar, normalisht nga pesë deri në shtatë vjet, tha Dr. Scott Halperin, drejtor i Qendrës Kanadeze për Vaksinologji në Universitetin Dalhousie në Halifax, Skocia e Re.

Së shpejti, një vaksinë e mundshme që u tregua premtuese herët kur u testua tek 108 banorë në Wuhan, u zbulua se ishte e sigurt dhe krijoi një përgjigje imune, do t’u jepet kanadezëve në Dalhousie. U arrit një marrëveshje për të testuar vaksinën, e cila është një produkt i CanSino Biologics Inc të Kinës.

Por testet vijnë me një paralajmërim. “Para nesh është ende një rrugë e gjatë që kjo vaksinë të jetë e disponueshme për të gjithë”, tha Prof. Wei Chen nga Instituti i Bioteknologjisë në Pekin të Kinës.

Testet e Halifax do të fillojnë me 100 njerëz të moshës 18 deri 55 vjeç, dhe nëse do të jenë të suksesshme, do të zgjerohen në 500 persona, përfshirë ata të moshës 65 deri në 85 vjeç.

Ndërsa bota pret një vaksinë, Blue’Dot e Khan është bërë e famshme, i paraqitur në emisionin televiziv “60 Minutes” të transmetuar në rrjetin amerikan CBS dhe nga servisi i lajmeve Bloomberg.

Sistemi i paralajmërimit të hershëm

Teknologjia e re vepron si një sistem i paralajmërimit të hershëm dhe nuk mund të vijë në një kohë më të mirë pasi Khan tha se “bota është në tkurrje”, ku njerëzit që udhëtojnë në destinacione ndërkombëtare do të sulmohen nga viruse të rënda në të ardhmen.

“Dhe kjo me një gatishmëri të shtuar ne mund të kapërcejmë këto kërcënime për të krijuar një botë më të shëndetshme, më të sigurt dhe më të prosperuar”, tha ai.

Që nga e hëna, Kanadaja kishte 87.085 raste të konfirmuara me COVID-19, me 6,647 vdekje dhe rreth 44.606 të shëruar, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.