Kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë (YÖK) Prof. Dr. Yekta Saraç bëri të ditur para pak ditësh se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjerë, panairi prezantues i arsimit të lartë dhe i universiteteve në Turqi, për shkak të pandemisë Covid-19, do të realizohet si një panair virtual në datat 20-22 korrik 2020. Kreu Saraç, në një reportazh që dha për AA-në (Anadolu Agency), theksoi se ndërkohë kur në kuadër të Projektit me Objektiv të Orientimit për Ndërkombëtarizim, një projekt ky i startuar nga YÖK para pesë vitesh, numri i studentëve ndërkombëtarë në Turqi ishte 48 mijë, ky numër pati një ngritje rekord duke arritur në 180 mijë, nxënës këta që marrin pjesë në arsimin e lartë në Turqi nga 182 shtete të ndryshëm në botë. Kreu Saraç po ashtu nënvizoi faktin se panairi në fjalë, do të jetë panairi i parë virtual i organizuar në sistemin e arsimit të lartë.
Panairi në fjalë do të organizohet në dy datat e sipërpërmendura në orën 08:00-20:00 sipas orës së Turqisë dhe do të realizohet mbi ëebin online www.virtualfair-yok.gov.tr. Ajo që e bën më të veçantë këtë panair është vetë fakti se në këtë panair do të ketë pjesëmarrje online nga 142 shtete të ndryshme në botë, e kjo do të thotë se në 142 shtete do të tërhiqet vëmendja drejt arsimit të lartë në Turqi.
Në datat 20-22 korrik do të prezantohen plot 176 universitete të ndryshëm të Turqisë, e po ashtu do të jenë pjesë e këtij panairi edhe stendat e mjaft institucioneve dhe organizatave bashkëshoqëruese të arsimit të lartë.
Kjo platformë globale e arsimit të lartë do të mbledhë të gjithë universitetet në një adresë të vetme në të cilën do të mund të takohen të gjithë studentët kandidatë, do të mund të realizojnë takime online me përfaqësues të universiteteve të ndryshëm, do të mund të marrin konsultë akademike free dhe pse jo, do të mund të mësojnë më shumë për bursat e studimit dhe për qendrat e mësimdhënies së gjuhës turke.
Të gjithë ju që planifikoni të merrni një arsim të lartë cilësor dhe të profesionalizuar, ndiqni panairin virtual në datat 20-20 korrik 2020, në orën 08:00-20:00, sipas orës së Turqisë. Per çdo paqartësi kontaktoni në [email protected]
Ndryshoni të ardhmen tuaj dhe përfitoni të studioni në një ndër qindra universitete të Turqisë.
Përse duhet të zgjidhni arsimin e lartë në Turqi?
Ja disa arsye…
- Mundësi për një arsim të lartë cilësor
Turqia, në aspekt të pjesëmarrjes në arsimin e lartë, zë vendin e dytë në rang botëror. Turqia, e cila është pjesë e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë, e aplikon në mënyrë të përsosur procesin e Bolonjës, si rrjedhojë diplomat e marra nga një universitet në Turqi, njihen në të gjithë Europën. Ndërsa në sistemin e akreditimit të mësimeve zbatohet formula AKTS, në përputhje me Europën, e po ashtu të gjithë studentëve iu ofrohet edhe Shtesë Diplome. Përveç kësaj, Turqia është ndër shtetet më të suksesshëm që ka marrë pjesë në programin e këmbimit të nxënësve të njohur si Erasmus. Krahas programit Erasmus, në Turqi gjenden dhe programe të tjerë këmbimi ashtu si Mevlana dhe Farabi, të cilët mundësojnë jo vetëm këmbimin e studentëve, por edhe të kuadrit akademik.
- Llojshmëria e universiteteve dhe e programeve
Në Turqi, një shtet ky me popullsi 82 milion, gjenden 206 universitete. Ndërsa numri i studentëve është afërsisht 8 milion. Me këtë numër studentësh, Turqia është shteti që zotëron më shumë studentë ndër shtetet që marrin pjesë në Zonën Europiane të Arsimit të Lartë. Në 206 universitete zotëron plot 58.092 programe të ndryshëm. Në një llojshmëri kaq të lartë me siguri do të gjeni një universitet dhe një program të përshtatshëm për ju.
- Jetesa multikulturore
Turqia, e cila ka qenë mikpritëse e mjaft qytetërimeve të moçëm për mijëra vite, në realitet është një mozaik kulture! Në këtë shtet, i cili ka qenë porta pritëse e qytetërimeve të pafund, çdokush është tolerues dhe respektues ndaj të tjerëve! Turqia, në të cilën mund të gjeni copëza nga rrënjët tuaja dhe madje në të cilën mund të takoheni me njerëz që flasin gjuhën tuaj, është një vend ideal për studentët me atmosferën dhe ambientin e sigurt dhe të paqtë.
- Bukuri natyrore
Turqia, në të cilën përjetohen të 4 stinët, njihet tashmë në gjithë botën për bukuritë e saj natyrore. Mund të shijoni notin në detet që rrethojnë Turqinë, mund të mësoni sportet ujore, të bëni ski në mjaft male të ndryshëm, pse jo të bëni rafting në lumenj dhe të jeni pjesë e mjaft sporteve ekstreme.
- Përvoja historike dhe kulturore
Në Turqi, e cila bazohet në një të shkuar të moçme, gjenden mijëra vepra historike dhe kulturore, të cilat Trashëgimia Kulturore UNESCO i ka marrë nën mbrojtje.
- Mik për studentët
Turqia, e cila zotëron më së pakti nga një universitet për çdo qytet, është me plot gojën një mik i studentëve. Klubet sportive, ekipet sportive dhe aktivitetet kulturore që gjenden në çdo universitet bëjnë të mundur që të bashkohen studentë nga shtete të ndryshëm, e kështu afrohen edhe gjeografi ndoshta shumë të largëta me njëra-tjetrën. Kur të vini në Turqi do të vini re se pikat më aktive të qytetit janë pikërisht ata pika ku socializohen studentët. Si për shembull kafetë, restorantet dhe bibliotekat, në të cilat studentët kalojnë kohë për 24 orë, mbajnë energjik të gjithë qytetet!
- Populli turk, një popull mikpritës dhe dashamirës
Mikpritja e popullit turk është bërë legjendë në gjithë botën. Nga kushdo të kërkojë ndihmë një student, çdokush do të bëjë të pamundurën me gjithë sinqeritetin dhe çiltërsinë e tij. Turqit do ju mikpresin si mysafirë dhe do iu ofrojnë mjaft gosti që ju të mbeteni të kënaqur. Na besoni, këtu nuk do e ndjeni mallin e shtëpisë!
- Komplekse universitare me teknologji bashkëkohore
Në cilindo prej 206 universiteteve që mund të regjistroheni, do të jetoni në një kompleks universitar të pajisur me teknologjinë e fundit, modern dhe mjaft të volitshëm.
- Kushtet e lehtë të jetesës
Në Turqi, në krahasim me mjaft shtete të tjerë, standartet e jetesës janë më të përshtatshëm. Mund të përballoni lehtësisht nevojat për strehim, ushqim dhe dëfrim. Mund të qëndroni në konviktet që ndodhen në brendësi ose në afërsi të komplekseve universitare ose mund të merrni me qira një shtëpi me një çmim të përshtatshëm. Përveç kësaj, duke qenë student, cilëndo mënyrë transporti të zgjidhni, gjithmonë do të përfitoni nga ulja e çmimit të biletave ose do të mund të ndiqni me një çmim më të lirë shumë filma në kinema.
Përveç të gjithave këtyre, për vetë faktin se pozicioni gjeografik i Turqisë është pikërisht në mes të kontinentit të Azisë dhe të Europës, është një shtet në të cilin mund të udhëtoni lehtësisht.
- Mundësia e mësimit të turqishtes
Krahas faktit se mjaft universitete në Turqi, zotërojnë programin e mësimdhënies në anglisht mund të mësoni edhe turqishten, si gjuha e 5-të e folur më së shumti në botë. Në kurset e turqishtes, të cilët do i ofrojë universiteti për ju, do të mund të përfitoni mundësinë të mësoni turqisht, e po ashtu mund të krijoni shoqëri me njerëz të ardhur nga kultura mjaft të ndryshme.




