Dy emigrantë në qytetin Brindizi të Italisë u përballën me sulme raciste.
Sipas lajmit të agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, në qytetin Brindizi, dy emigrantë u sulmuan me shkop bejsbolli dhe bëhet e ditur se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.
Një prej emigrantëve të plagosur në sulm ishte Sekretari i Komunitetit të Ganës, që jeton dhe punon prej një kohe të gjatë në këtë qytet ndërsa emigranti tjetër ishte një i ri senegalez që jeton në konvikt.
Në sulmin e tretë racist ishte në objektivë një i ri emigrant por ky sulm mbeti në tentativë pasi u pengua me ndërhyrjen e një perseni që kalonte aty në atë kohë.
Policia, që heton ngjarjet, mori dëshminë e personave të sulmuar dhe bëri të ditur se “po punohet për të përcaktuar nëse sulmet ishin me motive raciste apo jo. /TRT



