Sulmin e Asadit me bombë fuçi e treguan si sulm të ushtrisë turke

E ashtuquajtura agjenci e lajmeve ANHA, pamjen në të cilin tregon ikjen e civilëve pas një bombe të hedhur në një fushë e pasqyroi sikur bombardim të TSK-së në Ras Al-Ayn

Agjencia e lajmeve Hawar (ANHA) e cila njihet për afërsinë me organizatën terroriste YPG/PKK, pamjen rreth sulmit me bombë fuçi të regjimit të Bashar Al-Asadit, e tregoi sikurse është e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), raporton Anadolu Agency (AA).

ANHA, pamjen rreth sulmit të regjimit të Asadit me bombë fuçi nga viti i kaluar e ka shpërndarë për ta njollosur operacionin “Burimi i Paqes”.

E ashtuquajtura agjenci e lajmeve, pamjen në të cilin tregon ikjen e civilëve pas një bombe të hedhur në një fushë e pasqyroi sikur bombardim të TSK-së në Ras Al-Ayn.

Ndërsa “Russia Today” pamjen e shpërndau duke e marrë nga ANHA. Edhe pse “Russia Today” pas një kohe nën video shënoi se është marrë nga AP dhe është e një ngjarjeje tjetër nga më parë, vazhdon të mbajë në kanalin Youtube në gjuhën arabe.

“Le të shpërndajnë raketat që shënjestrojnë civilët e pafajshëm”

Ibrahim Hatip, i cili punon si gazetar freelancer për Anadolu Agency (AA), në deklaratën e tij tha se pamjen në fjalë e ka filmuar më 7 tetor të vitit 2018.

Ai tha se pamja është nga bombardimi i regjimit me bombë fuçi në një fshat në perëndim të Khan Shaykhun të provincës së Idlibit.

“‘Russia Today’, në vend që të shpërndajë pamjet të cilat shënjestrojnë organizatën terroriste në Ras Al-Ayn dhe Tal Abyad, le të shpërndajnë raketat që shënjestrojnë civilët e pafajshëm në tokat e Turqisë”, theksoi Hatip.

Organizata terroriste YPG/PKK, propagandat e tilla të njollosjes i kishte përdorur edhe gjatë operacionit “Dega e Ullirit”.

Mbështetësit e organizatës terroriste, i shpërndajnë pamjet e vjetra të ngjarjeve të tjera, duke përhapur gënjeshtra se këto pamje janë filmuar në Afrin.