Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero del në pension

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero do të dalë në pension duke bërë ndërprerje nga futbolli aktiv, për shkak të problemeve me zemër, raporton gazetari i njohur Gerard Romero.

Që prej transferimit nga Manchester City te Barcelona, Aguero bëri paraqitjen e tij të dytë për katalunasit në barazimin 1:1 kundër Alaves, ku iu desh të zëvendësohet në minutën e 41’ të ndeshjes për shkak të problemeve me rrahje të zemrës.

Raportohej se Aguero do të mungonte në fushat e blerta për afro tre muaj, po si duket tani ylli argjentinas ka vendosur që të varë këpucët e tij.

Aguero e ka marrë këtë vendim për pensionimin, dhe po ashtu është informuar edhe klubi i tij Barcelona.

Rreth kësaj çështje do të ketë një konferencë për media në javën e ardhshme për të sqaruar situatën e Agueros.