Superkompjuteri më i fuqishëm në botë gjet kurën e koronavirusit

Superkompjuteri identifikoi 77 prej tyre dhe është një hap më pranë zbulimit të një vaksine efektive.

Koronavirusi është shndërruar në një sfidë të paprecedentë për shkencëtarët. Shpejtësia me të cilën po përhapet i ka detyruar të përshpejtojnë kërkimet dhe hulumtimet e tyre rreth virusit.

Megjithatë për këtë arsye është ndërtuar superkompjuteri më i shpejtë në botë. Summit, superkompjuteri i IBM pajisur me trurin IA, kreu mijëra simulime për të analizuar çfarë barnash mund të ndalojnë me efektivitet virusin nga infektimi i qelizave.

Superkompjuteri identifikoi 77 prej tyre dhe është një hap më pranë zbulimit të një vaksine efektive.

Summit u licencua nga Departamenti Amerikan i Energjisë në 2014-ën me qëllimin për ti shërbyer zgjidhjes së problemeve të botës shkruan PCWorld.al

Me një fuqi prej 200 petaflops, superkompjuteri mund të realizojë 200 kuadrilion llogaritje në sekondë, ose 1 milionë herë më shumë sesa laptopi më i fuqishëm në botë.

Si e lufton Summit koronavirusin?

Viruset infektojnë qelizat duke injektuar materialin e tyre gjenetik. Detyra e Summit është të zbulojë kombinime barnash që parandalojnë këtë proces.

Hulumtuesi Micholas Smith krijoi një model të koronavirusit bazuar në hulumtumin e kryer në Janar. Me Summit ai simuloi sesi atomet dhe thërrmijat në proteinën virale reagojnë ndaj barnave të ndryshme.

Superkompjuteri kreu simulime me 8,000 kombinime të ndryshme dhe 77 prej tyre me sukses mund të parandalonin infektimin e qelizave nga koronavirusi.