Tajfuni godet Filipinet, të paktën 13 viktima

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e tajfunit “Fanfone”, i cili goditi vendin duke lënë të shkatërruar shtëpi dhe linjat e energjisë elektrike.

Shumë persona thuhet se janë zhdukur, ndërsa mijëra të tjerë janë bllokuar si pasojë e erërave deri në 190 kilometra në orë, transmeton CNA.

“Fanfone” ka përfshirë rajonet në afërsi që janë prekur nga tajfuni “Haijan” më 2013, njëherësh stuhia më e fuqishme që ka ekzistuar në këtë vend.

Më shumë se 6,000 persona patën vdekur në nëntor të atij viti, duke e kthyer atë tajfun në më vdekjeprurësin në Filipine.