10.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Tajfuni vret mbi 208 njerëz në Filipine

Të paktën 208 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 52 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Filipine, pasi një tornado e fuqishme dhe vdekjeprurëse goditi vendin.

Tajfuni Rai është stuhia më e fuqishme që ka goditur Filipinet gjatë këtij viti dhe ndër më të rëndat të regjistruara ndonjëherë.

Mijëra policë, roje bregdetare dhe zjarrfikës po punojnë në terren për gjetjen e të zhdukurve dhe po ndihmojnë me ushqime dhe ujë.

Kryqi i Kuq në Filipine ka raportuar për “shkatërrim të plotë” në zonat bregdetare pasi tajfuni Rai shkatërroi shtëpi, spitale dhe shkolla. Linjat e komunikimit janë shkatërruar tërësisht në disa qytete.

Tajfuni Rai goditi Filipinet më 17 dhjetor dhe erërat arritën deri në 195 kilometra në orë. Shumica e viktimave kanë vdekur për shkak se janë goditur nga pemët dhe muret që janë rrëzuar, janë mbytur në vërshime apo janë bllokuar nën gërmadha pas rrëshqitjeve të dheut.

Numri i viktimave mund të ishte më i madh, por mijëra persona u evakuuan pak para se tajfuni të godiste Filipinet.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme