Tajlanda lejon përdorimin e marijuanës mjekësore

Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi të Azisë Juglindore miratoi 17 formula mjekësore që do të përmbajnë marijuanë për spitalet lokale shëndetësore

Tajlanda ka lejuar që përdorimi i marijuanës të përdoret për medikamente, raportojnë media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi të Azisë Juglindore miratoi 17 formula mjekësore që do të përmbajnë marijuanë për spitalet lokale shëndetësore, raporton e përditshmja Nation.

Dr. Marut Jirasrattasiri, i cili drejton Departamentin e Mjekësisë alternative Thai, tha se: “Më shumë se 60 mijë njerëz tani janë të interesuar të marrin trajtim mjekësor të marijuanës në institucionet shtetërore të shëndetësisë në mbarë vendin”.Tajlanda lejon përdorimin e marijuanës mjekësore

Qeveria ka lejuar 152 spitale të “zgjerojnë kultivimin e bimëve kanabis për përdorim mjekësor”, duke vendosur objektiv trajtimi të rreth 15.200 personave.

Përdorimi i marijuanës për trajtim mjekësor është debatuar gjerësisht nga qeveritë në të gjithë globin.