Takimi me Escobar, Basha: Po planifikoj vizitën për në Uashington

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ishte i shoqëruar edhe nga ambasadorja Yuri Kim.

Pas këtij takimi, në një deklaratë për mediat Kryedemokrati Basha u shpreh se u fol për aktualitetin politik në Shqipëri por edhe më gjerë në Rajon.

Kredemokrati tha më tej se interesi i PD është pikërisht lufta kundër korrupsionit, angazhim i marrë edhe nga aleati strategjik i vendit tonë.

Basha: Kënaqësi e veçantë të mirëpres përfaqësuesin e lartë të SHBA, Escobar. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA është dhe më shumë interes kombëtar i Shqipërisë, ajo për të cilën PD ka luftuar dhe është përpjekur më shumë se çdo gjë tjetër këto8 vite. Te ligji për SPAK dhe BKH, iniciativa për vetingun e politikanëve, dëshmojnë se PD ka qenë dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit që është kyçi për zgjidhjen e problemeve që ka Shqipëria sot. Betejat e PD kanë qenë këto dhe është kënaqësi e jashtëzakonshme të shohim një rikthim në SHBA në Ballkan dhe Shqipëri të një beteje që e kemi luftuar prej vitesh. Me zotin Escobar folëm për situatën politike në vend, por edhe në rajon, megjithatë qëndruam gjatë tek Kosova. Ia bëra të qartë qëndrimin e PD ndaj integritetit territorial të Kosovës. Në këtë qëndrim kam marrë mbështetjen e mirëkuptimin e Escobar. Diskutuam edhe reformat, kyç mbetet një drejtësi e pavarur.

Basha pranoi se në takimin me Escobar kanë diskutuar edhe rreth shpalljes ‘non grata’ të ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa tha para gazetarëve: “Pa diskutim që çështja e pandëshkueshmërisë ishin pjesë e diskutimit, çështjeve që i takojnë DASH do keni mundësi të dëgjoni nga Escobar”.

Më tej, Basha shtoi se: “Është një ftesë e përsëritur dhe po planifikoj një vizitë në Washington që të shtyjmë përpara daljen e kësaj gjendje pezullimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen përpara të një Shqipërie të pavarur”.