Taksitë do të fillojnë punën më 27 Prill, lejohet vetëm një klient

Në taksi do të lejohet vetëm një klient, i cili duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit.

Taksitë do të rinisin shërbimet duke filluar nga data 27 prill. Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor deklaron se lëvizja e taksive do të lejohet vetëm brenda qytetit, duke respektuar masat dhe protokollet e sigurisë.

Në taksi do të lejohet vetëm një klient, i cili duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit.

Ndërsa do të bëhet përjashtim vetëm për rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur, apo persona me aftësi të kufizuara, shkruan A2News.

Shoferët dhe pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektantë, ndërsa rekomandohet mbajtja e xhamave të dritareve hapur.