Taulant Balla për Bashën: Është pa punë dhe sillet kafeneve për tl gjetur elektorat

Balla sulmon Bashën nga Parlamenti: Tani që është pa punë, bën xhiro kafeve

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha në parlament se qeveria gjatë kësaj kohe pandemie ka marrë masat e duhura duke falenderuar publikisht qytetarët.

Ndërsa nuk harroi të akuzonte Bashën si “klientin më të madh të oligarkëve në vend pasi ka kontrata të mëdha financiare”.

”Ky është një akt tjetër për të rezistuar ndaj një situate që ka prekur gjithë njerëzimin. Por nuk e fsheh që Shqipëria dhe shqiptarët pranuan masat shtrënguese. Fjala e çdo deputeti duhet të jetë duke falenderuar njerëzit në fillim. Nuk është herezi që edhe po je opozitë t’i thuash faleminderit qeverisë. Kemi qenë të dytët pas Italisë, edhe pse rasti 0 në Itali u identifikua 20 ditë para Shqipërisë. Ishim të parët që mbyllëm shkollat e kopshtet, dhe më pas institucionet.

Prej 1 qershorit ne hapemi por me apelin e domosdoshëm, distancimi social në kushtet e reja. E mbyll që për ne, për qeverinë dhe grupin parlamentar nuk është asgjë më e rëndësishme. Me jetën e shqiptarëve kushdo që bën politikë. Nuk flas për Lulin, se Luli s’ka lidhje me jetën e shqiptarëve. Pasi të jesh politikan nuk duhet të luash teatër politik me njerëzit.

Duke e përfunduar këtu, dhe pa dashur të bëj replikë me Stojkun apo Murrizin. Tërmeti i shtatorit apo nëntorit nuk janë larg. Tërmeti i nëntorit është 6 muaj larg, dhe në muajin e parë arritëm të sistemojmë në shtëpi duke mos lënë askënd ta festojë vitin e ri jashtë, por në një shtëpi të përkohshme.

Luli është klienti më i madh i oligarkëve që ka kontrata të mëdha financiare. Nuk ka nevojë për 400 mijë lekë. Mjaft më me teatër. Kjo nuk ju intereson shqiptarëve.”- tha Balla.