Të gjitha zjarret pyjore në Turqi janë vendosur nën kontroll, përveç në dy rajone

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, njoftoi se të gjitha zjarret pyjore në Turqi janë vendosur nën kontroll, përveç zjarreve në rajonet Milas dhe Köyceğiz në Muğla, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij Twiter, Pakdemirli, theksoi se vazhdojnë operacionet nga toka dhe ajri në Milas dhe Köyceğiz.

“Të gjitha zjarret pyjore në vendin tonë janë vendosur nën kontroll, përveç zjarreve në rajonet Milas dhe Köyceğiz. ‘Heronjtë e pyjeve’ vazhdojnë punimet me përkushtim të madh nga toka dhe ajri në Milas dhe Köyceğiz”, tha Pakdemirli.