Të moshuarit nuk ndërgjegjësohen, vazhdojnë xhirot, urbanet plot dhe zakoni i kafes nuk harrohet

Ndërkohë të gjithë autobusët e transportit publik që operojnë në Tiranë janë dezinfektuar, si pjesë e planit të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Qytetaret me të sensibilizuar në marrjen e masave të kërkuara duken të rinjtë, të cilët në rrugë ecin me maska. Ata bëjnë apel që të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi.

Koronavirusi nuk është shaka, por shumë nga ne e konsiderojnë të tillë. Situata në rrugët e Tiranës dhe këtë të mërkurë duket ajo e një ditë normale. Përveç një pjese të vogël qytetaresh të cilët kane marre masa duke vendosur maska, apo edhe doreza të tjerët vijojnë rutinën e tyre të përditshme. Kafenetë vazhdojnë të jenë plot. Urdhri i qeverisë që tavolinat në lokale të kenë një distancë më shumë se 2 metra, në lokalet që ‘News24’ vëzhgoi sot, nuk është respektuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë sa më shumë përdorimin e mjeteve të transportit publik, si një masë mbrojtëse për përhapjen e virusit, por kësaj kërkesë qytetaret nuk i janë bindur, duke përdorur urbanet në masë dhe shumë prej tyre pa masa mbrojtëse.

Ndërkohë të gjithë autobusët e transportit publik që operojnë në Tiranë janë dezinfektuar, si pjesë e planit të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Qytetaret me të sensibilizuar në marrjen e masave të kërkuara duken të rinjtë, të cilët në rrugë ecin me maska. Ata bëjnë apel që të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi.

Mosha me e rrezikuar është janë të moshuarit, që sot përdorin urbane e ulen në nëpër kafe. Personat e moshës së tretë janë të bindur se mbajtja e një higjienë të pastër dhe imuniteti I fortë, do të bëjë që atë ata të mos prekën nga ky virus. Edhe në disa supermarkete, shitëse iu shërbejnë klientëve pa doreza e maska, duke rrezikuar me së shumti veten e tyre. Ndërsa pamja në kodrat e liqenit artificial i ngjante një feste vere. Të pa shqetësuar dhjetëra qytetarë shëtisnin pranë njëri tjetri. Bluzat e bardha bëjnë apele te vazhdueshme ndaj qytetareve qe te mos dalin nga shtëpitë, pa pasur arsye te qenësishme, e po ashtu te shmangin lokalet, transportin publik, takimet miqësore me njeri-tjetrin dhe te kujdesen për higjienën personale.