Të rinjtë shqiptarë në Greqi zhduken pasi u kapën nga policia

“Kontakti i fundit i tij ka qenë kur ka folur me motrën vetëm pak minuta duke i thënë: Jam i ndaluar ne Policinë e Selanikut. Familja është informuar nga disa të afërm të saj nga Selaniku ku e kanë njoftuar se djali i tyre është ndaluar nga policia e Selanikut për mungesë të leje qëndrimit në Greqi”, thekson gazetarin.

Dy shqiptarë të moshës 19-vjeçare janë shpallur të zhdukur në Greqi. Lajmi ësthë bërë i ditur nga gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili shkruan se të rinjtë janë zhdukur pasi ishin ndalur nga Policia. Sipas tij ata ishin pa leje qëndrimi dhe ishin ndaluar, por më pas nuk janë jgetur më gjurmë të tyre dhe familjarët kanë nisur kërkimet, shkruan Gazeta Shqip.

“Kontakti i fundit i tij ka qenë kur ka folur me motrën vetëm pak minuta duke i thënë: Jam i ndaluar ne Policinë e Selanikut. Familja është informuar nga disa të afërm të saj nga Selaniku ku e kanë njoftuar se djali i tyre është ndaluar nga policia e Selanikut për mungesë të leje qëndrimit në Greqi”, thekson gazetarin.

POSTIMI I GAZETARIT

Lajmin ja kanë bërë pak çaste më parë të afërmit e 19-vjeçarit Halit Laka nga Komuna Buz i Tepelenës, ku para 20 ditësh së bashku me një shokun e tij është ndaluar nga policia e Selanikut. Dy djemtë të një moshe që u ndaluan nga policia gjatë kontrollit nuk disponojnë leje qëndrimi, gjithashtu nuk kanë precedentë penalë si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.