“Te rrosh si qenie…”

Një shkrim nga Sejid Dulaj, nxënës i klasës së X në Medresenë e Shkodrës "Haxhi Sheh Shamia"...

Ndodh ndonjëhere që njeriu të gjëndet mes dy rrugëve pa kthim, të ndjekura para nga një çështje delikate dhe peshërëndëse, te cilat ushtrojnë mbi supet e njeriut një presion, që ai s’e mban dot. Ka momente ulje-ngritje, ftohje-ngrohje, që luhasin dukshëm në paraqitjen e tij dhe ndikojnë mjaft në çfarë ai vendos. Kështu mund të thuhet se ai person gjëndet në një situatë Hamletiane, që vështirë ta zgjidhë. Po si ndikon ajo te ky person?

Siç mund ta shohim te figura e Hamletit, ato çfarë atij i ndodhin, ai dramatizim tragjiko-psiqik që i ndodh, mund ta përjetojë çdokush. Ka raste kur njeriu vuan nga presionet e jashtme, që në të vërtetë ai lehte mund t’i largojë, por siç e thotë dhe vete Hamleti: ”ngjyr’ e gjall’ e rezolutës, sëmuret, verdhet nga hij’ e mendimit.” Pra ai stepet shumë në disa gjëra kot, ose siç mund të thuhet, mbytet në një pikë ujë. Ky person është në atë situatë kur dergon në mendjen e tij, tashmë të ndërtuar në formën e nje labirinti të pafundëm, mendime të tilla që e lënë reflektojnë në një siperfaqe mendimi pak marrëzie, ku atij i duket se tërë jeta me mundime e shfrenime, me lojra e rrengje, është mjaft e lehtë të shuhet nga vdekja, që këtij i duket si nje shpresë e errët. Por jo! Sigurisht që ai e krahason vekjen me gjumin dhe shpejt mund të ndërrojë mëndje e të shkojë pas alternativës së dytë. Të paktën kjo i duket si nje opsion më i mirë për tu zgjedhur dhe që mund t’i përshtatet për së miri nevojës së tanishme. Por sërish ai do zgjohet. Dhe ato sforcime përpara derës së shtëpisë sërish e presin. E tani fillon t’i vloje gjaku por inati s’ka nga t’i shpërthejë, pasi është i mbërthyer si në një çajnik të izoluar që vetëm një dalje te ngushte ka. Brënda tij gjendet tere mllefi ndaj kësaj mizorie botërore që po ndodh, duke perfshirë elementet e këqij që ushtrojnë presion mbi njerëzit e shkretë, por edhe për ata të cilët nuk ngrejne koken kunder ketyre.Dhe sigurisht ky perfshin dhe veten, pasi vetë po vepron në një plan delikat si pupla dhe i duhet të veprojë me aq zgjuarsi si të thuash të bjeresh mbi nje pellg te ceket me uje dhe te mos formosh turbulence.Se ai e ka te lehte edhe qe te veproje.Pa një, pa dy ai mund të veprojë, të bërtasë, të hakëmerret, të vrasë e të lirohet nga burgu psikologjik por ai pastaj do vuaj shumë herë më keq se tani. Ai është duke vepruar një taktikë si ëe asaj fjalës: ”Mendo një mijë herë dhe vepro një herë”. Hapat i hedh ngadalë, por lutje zotit që ai të mos harrojë qellimin e tij. Që të zgjidhë çështjen e tij dhe mundimin shtypes që ka, ta mund ta largojë.

Dhe ky njeri, pas shumë e shume perpjekjesh, afrohet afër qëllimit kryesor të tij. Gjatë rrugës eliminon mjaft gjëra të përzemërta dhe që qëllimit të tij t’i afrohet sa më shume, rrezikon dhe sakrifikon. Bën të pamundurën të mundur, dhe ne çastin e duhur e të përshtatshëm që gjen, ai vepron.

Sejid Dulaj
Klasa X
Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve – Shkodër