Të shtëna arme në Shkodër, plagoset një vajzë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një vajzë

Një plagosje me armë zjarri sapo ka ndodhur në qytetin e Shkodrës.

Siç raporton “BallkanWeb” është plagosur me armë një vajzë, e cila nga të dhënat e para ka qenë kalimtare. Mësohet se e plagosura është dërguar në spitalin e Shkodrës, pasi ka mbetur e plagosur rëndë.

Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.