Të shtëna me armë në Levan-Vlorë, një i plagosur

Tjetër përplasje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Tjetër përplasje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Sipas korrespondentit të Top Channel në Vlorë, pas shkëmbimit të zjarrit dyshohet për një të plagosur të identifikuar si Romario Alliaj, 28 vjeç, ndaj të cilit mësohet të ishte ngritur pritë.

Në ngjarjen e rëndë janë përfshirë dy automjete, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve të rastit dhe automjeteve të tjera që po lëviznin në zonë.

Policia thuhet të jetë drejtuar menjëherë për në vendngjarje, ndërsa pritet të ngrihen edhe pika kontrolli në hyrje-daljet e qyteteve kryesore që lidhen nga ky aks,raporton Top Channel.