Të shtëna me armë në Shkodër!

Autorët dyshohet se ishin me motor...

Të shtëna me armë zjarri janë rregjistruar në lagjen “Dobrac” në Shkodër.

Mësohet se në rrugën Shkodër – Koplik, në vendin e qujatur “5 heronjtë” është plagosur me armë zjarri shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur i shefi i policisë dhe një person tjetër. Dyshohet se dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të tyre për motive ende të paditura.

Repor Tv sjell pamje nga makina e Policisë Bashkiake ndaj të cilës u qëllua me armë. Kjo është makina e policisë, ku mund të dallohen qartë shenjat e plumbave.

Mësohet se në makinë kanë qenë Mentor Hasanaj 39-vjeç dhe Xhelal Hasanaj 74-vjeç. Nuk dihet se cili prej tyre ka qenë shënjestra.

Nuk dihen ende shkaqet, por mendohet se ka lidhje me detyrën e tij. Policia po bën krehjen e zonës për të rënë në gjurmë të autorëve.