Të shtëna me armë zjarri në periferi në Vlorës, policia kreh zonën. Detajet e para

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve paraprake një person ka qëlluar me armë tek zona e ish-fushës së aviacionit në periferi të Vlorës, por nuk dihen ende rrethanat.

Të shtënat janë raportuar nga banorët që kanë deklaruar se një person ka qëlluar disa herë në ajër dhe është larguar me vrap. Policia ka nisur kontrollet për kapjen e autorit. Disa patrulla policie po krehin zonën dhe janë ngritur postblloqe.