Të shtëna me armë zjarri në Rrogozhinë

I riu plagoset me plumb në këmbë...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në mesditë në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi në rrugë, në fshatin Sinaballaj.

Nga të shtënat ku i plagosur mbeti një 22-vjeçar, i cili ka marrë plumb në këmbë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia po heton. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që nuk dihet ende se si është gjendja e tij shëndetësore.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sinaballaj. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ identitetin e plotë të personit të plagosur, ndërsa bëhet fjalë për të riun Klajdi Lluca. Sipas Bezat, konflikti ka nisur fillimisht fizik mes 2 të rinjve, me sende te forta e me grushte dhe me pas është qëlluar me pistoletë ndaj 22-vjeçarit.

Pas plumbit në këmbë ai është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut. Policia ka bllokuar automjetin që dyshohet se është përdorur nga autori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna për kapjen e këtij të fundit.